Bylis ka gjetur tri pikët e radhës, teksa ka mundur në Ballsh ekipin e Partizanit me rezultatin 2-1. Djemtë e drejtuar nga Dovedan kanë treguar një formë të mirë, duke u rikthyer te rezultati pozitiv. Me këtë fitore, Bylis vijon të mbetet në vallen e pretendentëve, duke hedhur kandidaturën e fortë për një vend në Europë.
Pas kësaj fitoreje kanë qenë të shumtë ata që kanë "vërshuar" të urojnë mallakastriotët. Në postimin e mbrojtësit Ditmar Bicaj, ka lënë "shënimin" e tij edhe ish trajneri bardheblu Alban Tafaj. Ai ka komplimentuar ekipin e Dovedan, duke shkruar, "Ekipt të fortë s'të bën fanella, por zemra e lojtarëve në fushë. Bravo e madhe për të gjithë". Një sinjal ky edhe për Tiranën, që sheh të kalojë momente të vështira këtë edicion.

pablo neruda most famous poems