[caption id="attachment_49189" align="alignleft" width="300"] Erjon Bogdani kur luante te Siena[/caption]
Një tjetër valë hetimesh ka nisur në futbollin italian, i cili po vuan për çështjen e shkeljeve të Kodit të Drejtësisë Sportive dhe të Agjentëve të Futbollistëve. Nga rezultatet e para përmenden 16 ekipe si: Inter, Juventus, Napoli, Palermo, Kievo Verona, Lacio, Xhenoa, Peskara, Katania, Çezena, Ternana, Viçenza, Livorno, Portogruaro, Groseto dhe Rexhina që janë fajtorë me përgjegjësi direkte për kryerjen e një sërë veprimesh të palejuara.
Prokuroria italiane ka hartuar një listë me emra lojtarësh dhe agjentësh të cilët kanë bërë shkelje të rregullave gjatë ushtrimit të detyrës, ku mes tyre ka dalë djali i Luçiano Moxhit, Alesandro, i cili është agjent i futbollistëve.
Moxhi ka pasur nën mbikëqyrje dhe ish-bomberin e kombëtares kuqezi, Erjon Bogdani, emri i të cilit përmendet në transferimet e bëra te Chievo, Cezena dhe Siena, ku rezultohet se është bërë duke kryer shkelje të rregullores.