
Situata në skuadrën e Kastriotit është tejet kaotike. Pas largimit të trajnerit Stavri Nica, tashmë ka nisur shpërbërja e ekipit, pasi drejtuesit krutanë duan ta riformatojnë nga e para.
Së fundmi, klubi i Kastriotit njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me Çarls Atsinën dhe David Domgjonin. Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe ish-qendërmbrojtësi i Tiranës i kanë dhënë fund aventurës në Krujë.
"KS Kastrioti zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin David Domgjoni dhe sulmuesin Çarls Atsina. Të dy lojtarët u bashkuan me skuadrën në merkaton e verës, ndërsa me konsensusin e plotë të të dy palëve e kanë mbyllur bashkpunimin me KS Kastriotin. Klubi i falenderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën e Kastriotit dhe njëkohësisht i'u uron suksese në karrierë!", shkruhet në njoftimin e klubit krutan.
[gallery columns="1" size="full" ids="312393"]