Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Dabulla: Gjyqtarët masakruan bardheblutë, kampionatit shqiptar i kanë rënë vlerat

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-mbrojtësi i Tiranës, Dabulla: Gjyqtarët masakruan

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, i ftuar në emisionin "Fair Play" ka folur për rënien në Kategorinë e Parë të Tiranës.

"Përtej mëkateve që ka pasur Tirana në këtë kampionat, mendoj se fajet më të mëdha i kanë pasur gjyqtarët, të cilët e kanë masakruar ekipin bardheblu gjatë gjithë sezonit. Edhe Vllaznia është dëmtuar nga gjyqtarët.

Tirana nuk e meritonte të binte. Kampionatit shqiptar i ka rënë vlera, për faktin se dy ekipe të mëdha si Tirana dhe Vllaznia kanë diskutuar mbijetesën në një ndeshje të fundit.

Sido që të shkonte kjo ndeshje, edhe sikur të binte Vllaznia, do të ishte shumë e shëmtuar.

Më vjen keq për veten, si tifoz i Tiranës, më vjen keq për tifozët bardheblu, por edhe për lojtarët, të cilët përtej çdo gjëje, ndonëse kanë fajet e tyre, sërish po kalojnë një moment të vështirë.

Kjo lloj ndjesie është një ndjesi turpi", u shpreh Rezart Dabulla.

Poll

Lexo gjithashtu