
Flamurtari ka nisur të gjuajë në tjetër territor pas lajmeve të fundit nga Skënderbeu dhe Tirana. Vlonjatët kanë hyrë në kontakte me sulmuesin mozambikas Reginaldo që ka përfunduar kontratën me Laçin. Futbollisti pritet të zëvendësojë brazilianin Danilo Alves që ende nuk ka pranuar të mbërrijë te kuqezinjtë. Në lidhje me portierin, ish-i Shpëtim Moçka mund të gjejë pa humbur kohë ekip të ri pas largimit nga Teuta fhe vlonjatët kanë nevojë më shumë se kurrë për një gardian me eksperiencë.
Megjithatë në shqyrtim është edhe pista Enea Koliçi, edhe ky ish-pjesë e vlonjatëve në të kaluarën. Në repartin e mbrojtjes pritet zyrtarizimi me Blerim Kotobellin. Ish-lojtari i Partizanit pritet të bëhet pjesë e Flamurtarit bashkë me Gëzim Krasniqin, i cili ka mbetur pa ekip.