Pjesë e zakonshme e panelit të emisionit sportiv “Skaner” në MCN, Lirim Zalla ka komentuar ndeshjen Partizani – Vllaznia, e përfunduar 2 – 0 për ekipin shkodran, java e 30-të në Superiore:
“Vllaznia po kërkon ta ruaj kreuan në çdo llojë mënyre. Ata luajtën me dinjitet përballë Partizanit, të cilët po e ruajnë me shumë forcën kreun. Për mua është Vllaznia më e mirë e 5-6 viteve të fundit, mbase edhe më shumë.
Dodaj vendosi shumë. Ndeshja mund të kishte përfunduar edhe 0 – 0. Ekipi i Edi Martinit është një ekip për t’u mundur.
Nëse ka një arsye që Partizani po lufton me skuadrat e kreut dhe për Final Four është Kërnaja. Ai e mori Partizanin jo në 0, por në minus. Mund të kapërcehej kartoni i kuq nga arbitri”.
