“Newsport” mëson se klubi i Luftëtarit ka vendosur të shkarkoj trajnerin Bledar Devolli, ndërsa na ndajnë edhe 4 javë nga mbyllja e sezonit në Kategorinë e Parë.
Ekipi gjirokastrit ndodhet në situatë kritike, vendi i fundit në tabelë dhe 7 ndeshje radhazi pa fitore. Disfata e fundit me Besën e Kavajës, duket se nuk është “përtypur” nga drejtuesit.
Luftëtari nuk ka humbur kohë, teksa ka emëruar edhe trajnerin e ri, fjala është për Neritan Novi. Për 54-vjeçarin, “timoni” në krye të ekipit nga Gjirokastra, nuk është “terren i pashkelur”, pasi i ka drejtuar në periudhën 2019-2020.
Edhe pse janë në lojë 12 pikë, shpresat që Luftëtari të shpëtojë nga rënia janë shumë të pakta, pavarësisht se po tentojnë për t’i mbajtur në Kategorinë e Parë, me ndryshimin e trajnerit. Në 17 ndeshje në krye të skuadrës bluzi, Devolli numëroi 2 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje.
