Irlandë-Suedi
Irlandë: Randolph, Coleman, Clark, O'Shea, Whelan, McCarthy (McGeady 85'), Long, Hendrick, Walters, Brady, Hoolahan
Skema: 4-3-1-2 Trajner: Martin O'Neill Suedi: Isaksson, Lusti (Johanson 45'), Granqvist, M. Olsson, Forsberg, S. Larsson, Källström, Ibrahimović, Berg (Guideti 58'), Lindelöf, Lewicki (Ekdal 86') Skema: 4-4-2 Trajner: Erik Hamrén Kartonë të verdhë: McCarthy 43', Whelan 77'/Lindelöf 61' Stadiumi: Stade de France [caption id="attachment_3167" align="alignright" width="446"] Rasti i humbur i Walter-it me portën e boshatisur[/caption] Pjesa e parë- Irlandezët e nisin furishëm ndeshjen, duke luajtur shpejt, aq sa fitojnë një goditje dënimi në minutën e dytë, që nuk sjell asgjë për t’u shënuar. Loja fillon të përqëndrohet në mesfushë, me skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën. Minutat e para flasin për irlandezët që shfaqën më kërkues, duke fituar terren ndaj skuadrës Suedeze. Në minutën e 9’ Isakson do të bëntë mrekullinë duke shpëtuar kuadratin e tij nga një gol i sigurtë. Irlandezët shtojnë presionin dhe në minutën e 16’ Ëalters do të fitonte një goditje dënimi në hyrje të zonës suedeze, por topi i hedhur në formë krosi në zonë, devijohet në goditje nga këndi, ku O’Shea i Sunderland-it humbet një rast të pastër me portën e boshatisur. Mbyllen njëzet minutat e para të ndeshjes me një Irlandë befasuese. Irlandezët tërhiqen dalëngadalë në gjysmë-fushën e tyre duke i dhënë insiativën suedezve me anë të Ibrës që mundohet të kalibrojë të djathtën e tij në minutën e 26, por pa rezultat. Është Roby Brady ai që mundohet ti kundërpërgjigjet suedezit me një të djathtë potente, por topi përfundon fare pranë traversës. Loja ndizet, me dyluftime të ashpra në mesfushë dhe brohoritjet e tifozëve gjatë gjithë kohës. Duhet të vinte minuta e 32’ kur Hendrick, godet traversën për skuadrën irlandeze. Një lojë e bukur, me sferën që shkon sa në një portë, në tjetrën, por pa mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës. Irlanda vazhdon të jetë më këmbëngulëse, por pa rezultat. Kështu mbyllet dhe pjesa e parë e ndeshjes mes dy skuadrave. Pjesa e dytë- Pjesa e dytë nis me një rast të Irlandezëve me Hendrick që shkarkon të djathtën, por grushton mirë Issakson. Duhet të vinte minuta e 47’ që Hoolahan të ngrinte peshë tifozerinë irlandeze pas një krosi të ardhur nga ana e majtë, 1-0 për Irlandën. Suedia kundërpergjigjet dy minuta më vonë me Forsberg që ka një rast të mirë për të barazuar rezultatin, por topi përfundon jashtë. Suedezët e shtojnë presionin dhe janë në kërkim të golit me katër goditje radhazi nga këndi, por pa mundur t’i shfrytëzojnë si duhet. Një ritëm i lartë në këtë ndeshje, me irlandezët që kërkojnë të dyfishojnë rezultatin. Suedezët kanë marrë frenat e lojës në dorë, duke shtuar intesitetin e lojës së tyre. Në minutën e 60’ Ibrahimovic gjuan me të majtën pranë portës, por sfera përfundon jashtë. Duhet theksuar që Irlandezët janë tërhequr në gjysmëfushën e tyre dhe mundohen të dalin me anë të ndonjë kundërsulmi. Minutat kalojnë dhe duket që skuadra irlandeze po i drejtohet fitores së parë në ndeshjet zyrtare. Por ndodh e papritura. Askush nuk e mendonte që Suedia do të barazonte, duke parë se si po shkonte loja, ku në minutën e 71’, pas një topi të kthyer në zonë nga Ibrahimovec, Clark shënon në portën e tij,1-1. Irlandezët pas këtij goli, hidhen në sulm për të shënuar golin e fitore. Loja është e fortë nga të dyja skuadrat që mundohen të konkretizojnë aksionet e shumta në mesfushë. Në minutën e 82’ Ibrahimovic është afër pranë golit, që me prekje të lehtë mund ta dërgonte topin në rrjetë. Skuadrat duken të lodhura dhe ndeshja duket që po shkon drejt një barazimi. Gjyqtari i katërt akordon tre minuta shtesë, por që nuk sjell asgjë për t’u shënuar duke u mbyllur takimi në 1-1.
Galeria fotografike ()
Poll