Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTË/ “Emocione të papërshkrueshme në Klasike”, rrëfehet Endri Vrapi: Tirana e Vllaznia me oshilacione. Final - Four? Ekipi i 4-të do të jetë një surprizë

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTË/ “Emocione të papërshkrueshme në

Klasikja e Shqipërisë pas derbit të kryeqytetit është një nga ndeshjet më spektakolare në futbollin shqiptar. Një duel që vë përballë dy ekipet më elitare në vendin tonë. Tirana dhe Vllaznia do të sfidojnë njëra-tjetrën ditën e nesërme në një ndeshje që do jetë spektakolare dhe e luftuar.

Padiskutim të gjithë e mbajmë mend Andri Vrapin, i cili ka patur fatin të mbajë veshur fanelën e disa ekipeve të kampionatit shqiptar. Mes tyre atë të Vllaznisë dhe Tiranës. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe para në Klasikeje të mos tregonte emocionet e një sfide të tillë në një intervistë për "Newsport.al".

41-vjeçari flet për gjendjen aktuale që ndodhen ekipet dhe problematikat që ata kanë këtë sezon. Emocionet që një lojtar përjeton në një Klasike janë të papërshkrueshme sipas Vrapit, teksa ky i fundit ka një mesazh dhe thirrje për tifozët.

Ndër të tjera ish-lojtari kryeqytetas komentoi edhe Partizanin, Skënderbeun dhe Egnatian, teksa nuk i shpëtoi as “Final –Four”, ku ekipi i 4-të do të jetë një suprizë.

  • Skuadra e fundit me të cilën keni luajtur në Superiore është Vllaznia. Si iu duken shkodranët këtë sezon? - Është shumë e vërtetë, kam qenë pjesë e Vllaznisë për një vit e gjysëm dhe ishte një nga eksperiencat më të bukura. Vllaznia është një nga klubet që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë tonin futbollit shqiptarë duke fituar trofe. Sa i takon sezonit aktual ka shumë oshilacione, skuadra nuk po arrin të tregojë stabilitet dhe vazhdimësi, diçka të tillë besoj e dinë mirë edhe drejtuesit e klubit.

 

  • Kundërshtari i radhës i kuqebluve është Tirana. Po për bardheblutë çfarë mendoni? - Mendoj se e njëjta situatë është edhe me Tiranën. Edhe bardheblutë kanë pasur problemet e tyre, kanë ndryshuar stafin dhe ekipi përsëri nuk po arrin të ketë stabilitet dhe të bëjë lojën që e karakterizon. Për momentin janë dy ekipe që kanë probleme.

 

  • Jemi një ditë para “Klasikes së Shqipërisë”, si një protagonist me të dyja fanelat çfarë emocionet iu ngjall kjo përballje? - Si një protagonist në fushën e lojës që kam provuar emocionet e të dyja ekipeve them se janë dy skuadra elitare në futbollin shqiptar. Si Tirana ashtu ehe Vllaznia kanë nxjerrë dhe vazhdojnë e nxjerrin lojtarë të talentuar që janë aktivizuar dhe aktivizohen me Kombëtaren. Ka vite që rivaliteti është shtuar dhe unë kam një mesazh për tifozë3t që të shijojnë në maksimum këtë përballje, pasi emocionet që të dhuron Klasikja janë të mrekullueshme. Gjithashtu do iu kërkoja që të mos bëjnë veprime që dëmtojnë skuadrat dhe që nuk i kanë hije asnjërës prej tifozerive.

 

  • Sa vendimtare do të jetë ky duel në ecurinë e dy ekipeve? - Për momentin mendoj se do të jetë një sfidë shumë e luftuar. Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren, pasi edhe pozicioni i tyre në klasifikim nuk u lejon më hapat fals. Vllaznia kërkon 3 pikët për vazhdimësinë, ndërsa Tirana dëshiron të lërë prapa një barazim që ndoshta nuk ishte i merituar në Laç.

 

  • Kush do të fitojë “Klasiken e Shqipërisë”? - Nëse të dyja ekipet do të luftojnë fort dhe për çdo centimetër të fushës, mendoj se do të zgjidhet nga episodet. Të dyja skuadrat besoj se do të përdorin statregji të ndryshme për të arritur te 3 pikët. Në të tilla ndeshje të një niveli të lartë dhe me dy ekipe që luftojnë fort, vështirë të gjesh një rezultat.

 

  • Sa del rezultati? - E theksova është e vështirë, rezultanin do e lejmë ta thotë fusha.

 

  • Kur themi “Klasiken e Shqipërisë”, kush ndeshje ju vjen menjëherë në mendje dhe pse? - Ndeshje ka plot sepse sfidat ndaj njëra-tjetrës kanë treguar se nuk ngjajnë anjëherë ndeshjeve më të përparshme. Unë kam pasur fatin të fitoj kundër Vllaznisë kur kam luajtur me Tiranën si dhe anasjelltas. Kush do të gabojë më pak në sfidën e së nesërmes do të jetë fituesi.

 

  • A do të jetë Vrapi në stadium për të parë ndeshjen? - Padiskutim dëshira është shumë e madhe. Fatkeqësisht për shkak të impenjimeve të mia nuk kam mundësi ta shikoj në stadium, por sigurisht në TV do ta ndjek. Nuk mund ta lej kurrsesi një ndeshje të tillë pa e parë.

 

  • Tirana apo Vllaznia, kë zgjedh Vrapi? - Kam kaluar mirë me të dyja ekipet dhe është e vështirë të zgjedh. Por në këtë ndeshje kam një zgjedhje të veçantë. Dua të fitojnë të dy tifozeritë që të na dhurojnë spektakël dhe emocione në fushë ashtu siç i shkon për shtat një Klasikeje Tirana – Vllaznia.

 

  •  E heqim pak mendjen nga dueli Tirana – Vllaznia. Keni luajtur edhe për Partizanin, si i shikoni të kuqtë këtë sezon? - Partizani këtë sezon ndryshe nga ekipet e tjera duke më mirë, më solit. Pas ikjes së trajnerit Zoran Zekic, po arrin të ruajë me fanatizëm lojën dhe mënyrën e të luajturit dhe pse duhet të bëhet më shumë agresiv për të arritur te objektivi i klubit ashtu sikurse Tirana dhe Vllaznia.

 

  • Me Skënderbeun keni fituar 3 trofe. Çfarë vendi zënë korçarët në zemrën tuaj? - Skënderbeu me në krye Agim Zeqon dhe Ardian Takaj nuk besoj se mund të ketë më. Kam kaluar 3 vite të paharrueshme dhe shumë të bukura në Korçë. Është një kujtim jo vetëm i imi por edhe i gjithë lojtarëve që kanë luajtur te Skënderbeu. Të gjithë ndajmë besoj të njëjtin mendim. Skënderbu u ndërtua për trofe dhe dhuroi “shoë” për disa vite në Superiore ku fitoi trofe dhe shkroi historinë në Europa League. Besoj dhe shpresoj që së shpejti të rikthehet Skënderbeu i madh, ndërsa mendoj se Ivan Gvozdenovic po bën një punë fantastike dhe të mirë me lojtarë të rinj dhe me perspektivë.

 

  • Ndryshimi i skemës së Superiores, cilat do të jenë ekipet e “Final-Four”? - Aktualisht të gjitha ekipet që ndodhen në këto pozita janë mëse të merituar. Dua të ndalem pak te Egnatia që është thuajse i formuar nga një trajner ambicioz si Edlir Tetova. Nga viti në vit po shikojmë një skuadër që ndrihet dhe që po lufton “dhëmb për dhëmb” me Partizanin dhe Tiranën. Besoj se këto 3 ekipet padiksutim do të jenë në “Final-Four”, ndërsa skuadra e katërt mendoj se do të jetë një surprizë deri në fund të kampionatit.

 

  • Egnatia, Partizani apo ndonjë skuadër tjetër, kë sheh si fitues Vrapi? - Është akoma herët për të dhënë një verdict final, por do më pëlqente që të shikojë një Egnatia që të jetë pretendente sikurse Partizani dhe Tirana, ekipe këto që kanë histori mbi shpinë. Kampionati ka ende shumë javë për të përfunduar dhe deri tani vetëm gjysma e tij ëhstë luajtur. Cilën skuadër do t’u mbajnë “gjunjët” deri në fund do të triumfojë.

 

  • Tirona Fanatics, Ultras Guerrils, Ujqerit e Debores apo Vllaznit Ultras, ke zgjidhni si tifozerinë më të zjarrtë në Superiore? - Është shumë  e vështirë për mua si Vrapi të bëjë një zgjedhje. Unë mendoj se tifozët duhet të jenë sa më të shumtë dhe paqësor në stadium. Kënaqësia e një ndeshjeje janë tifozët, adrenalina e futbollistëve janë po tifozët. Çdo tifozeri ka stilin dhe mënyrën e vet se si të elektrizojë stadiumin. Me të gjitha tifozeritë dhe kudo ku kam luajtur kam kaluar mirë, prandaj nuk mound të zgjedh se cila është më e mira. Të gjithë janë të mrekullueshëm në mënyrën e tyre. / FLORIDONA ADEMAJ/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga