Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Te Luftëtari për një "shëtitje" europiane, Dejvi Bregu tregon prapaskenat: Ja kush vendosi, transferohem në një kampionat të rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Te Luftëtari për një "shëtitje"

Dejvi Bregu është rikthyer sërish te Luftëtari në formë huazimi nga korçarët për të luajtur ndeshjet e Europës. Ndërkohë që të gjithë po flasin për të ardhmen e Skënderbeut, gjirokastritët po zhvillojnë fazën përgatitore në Slloveni.

Lidhur me rikthimin në Gjirokastër dhe të ardhmen e tij, Bregu është kontaktuar nga Newsport.al, pronocimi në të cilin vlonjati zbulon disa detaje interesante.

- Rikthimi juaj te Luftëtari, e kishit menduar që qëndrimi te Skënderbeu do ishte kaq i shkurtër?

Qëndrim nuk mund të thuash sepse qëndrim do ishte vetëm në rast se Skënderbeu do luante këtë vit në ndeshjet e Champions Leagues.

- Çfarë nuk shkoi në Korçë që u detyruat të ktheheshit në Gjitokastër?

Agjenti im dhe Skënderbeu mendonin që të luaja ndeshjet Europiane me Luftëtarin pasi janë vitrinë e mirë për shitjen time më pas.

- Vendimi për t'iu bashkuat ish-skuadrës tuaj u mor nga ju apo ishte marrëveshje mes klubeve?

Vendimi është marrë nga agjenti im dhe Skënderbeu.

- Luftëtari në Europë, çfare prisni nga ky kompeticion?

Presim të luajmë me shumë dëshirë dhe iluzion këtë kompeticion që është për herë të parë në historinë e klubit dhe pse jo të marrim kualifikimin me shumë punë dhe të bashkuar.

- Si po shkon faza përgatitore, a priten supriza lidhur me merkaton gjatë këtyre ditëve?

Faza përgatitore po shkon shumë mirë, ndërsa përsa i përket merkatos nuk më takon mua të flas.

- E ardhmja? Pas Europës, cili do jetë destinacioni juaj?

E ardhmja ime është në një kampionat të rëndësishëm Europian pasi për këtë arsye agjenti im dhe Skënderbeu ranë dakort me Luftëtarin për këto ndeshje, pasi janë vitrinë shumë e mirë. /NEWSPORT.AL/

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga