Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Sulmuesi i Lushnjes, Mikel Canka tregon emocionet pas ngjitjes në Superligë, të ardhmen dhe marrëdhëniet me tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Sulmuesi i Lushnjes, Mikel Canka tregon emocionet pas ngjitjes

Lushnja do të luajë sezonin e ardhshëm në Superligë. Ekipi myzeqar u shpall kampion në Grupin B të Kategorisë së Parë, ndërsa në sfidën e fundit të kampionatit mposhti Bylisin 1-0 në "Roza Haxhiu".

Një meritë kjo e gjithë skuadrës së Lushnjes, përfshi edhe stafin teknik. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lushnjes në këtë sezon ka qenë edhe sulmuesi Mikel Canka.

Në një intervistë për newsport.al, sulmuesi lushnjar tregon emocionet pas ngjitjes në Superligë, të ardhmen e tij në ekipin myzeqar dhe marrëdhëniet me tifozët verdhjeshil.

-Keni dhënë kontribut të çmuar për Lushnjen, a do të vazhdoni sezonin e ardhshëm?

-Shpresoj që dhe në vazhdim të jap sërish kontributin për në Superligë me ekipin tim të zemrës.

-Mundët Bylisin, si ishte si kundërshtar dhe a ua vështirësoi qëllimin?

- E vlerësuam Bylisin, sepse ne jemi një ekip profesionist dhe nuk mund të nënvlerësonim një ekip që kishte një përbërje lojtarësh mjaft të mirë. U pa qartë vlerësimi ynë ndaj kundërshtarit që dominuam dhe ndeshjen.

-Nuk shënuat dje, por festuat deri në ekstazë, kujt ia dedikon kthimin në elitë?

-E rëndësishme është që ekipi fitoi pavarësisht se do kisha dëshirë të shënoja. Por këtë gjë e bëri partneri im i sulmit, Sefa. Kthimin në Superligë ia dedikoj gjithë tifozëve të Lushnjes dhe familjes sime.

-Çfarë do të bëjë Lushnja sezonin e ardhshëm?

-Është shpejt për të folur së çfarë do bëjë Lushnja në sezonin e ardhshëm. Por shpresoj që gjërat të jenë serioze dhe ekipi të jetë mes ekipeve më të mira në Superligë.

-A do të jeni skuadër surprizuese?

- Kualitete që ekipi ka në përberjë nuk do të thotë se do jemi surprizë. Kemi vite qe luajmë me njëri-tjetrin dhe ne do të japim më të mirën.

-Nëse do të keni oferta të tjera, do largohesh apo do qëndrosh në vendlindje?

- Unë do shoh situatën që do jetë për në Superlig pastaj do vendos.

-Tifozët, a të kanë falur tashmë për penalltinë e humbur dy vite më parë në sfidën kundër Bylisit?

-Dihet që karriera ime shkëlqen në ekipin e Lushnjës. Tifozëria lushnjare me ka falur që në momentin qe i kam humbur ato penallti me Bylisin dhe për këtë unë jam i sigurt, sepse kultura e sportdashësve lushnjarë është aq pozitive sa që 'nuk e shesin kalin me një të penguar'. Newsport.al/ Erjon HAMITAJ

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga