
Luftëtari-Skënderbeu ishte takimi më interesant i javës që lam pas në Kategorinë Superiore. Gjirokastritët mposhtën me dy golat e Kristal Abazajt skuadrën bardhekuqe, por përvec klasit të Abazajt në fushën e lojës, kamerat pikasën një bukuroshe në shkallët e stadiumit "Luftëtari".
Të gjithë e kemi parë videon ku një vajzë mjaft e bukur, por e panjohur për publikun u shfaq përpara kamerave. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, por reagimi i saj në momentin që u fokusua nga kamerat ishte mjaft komik.
Redaksia e Newsport.al ka mundur të kontaktojë bukuroshen, Sentila Malaj e cila u shpreh se është tifoze e Luftëtarit që prej shumë kohësh.
- Spikatët në tribunë kundër Skënderbeut. Prej sa kohësh e ndiqni Luftëtarin?
Luftëtarin e ndjek prej shumë kohësh sepse është ekipi që përfaqëson rrethin tim.
- A jeni fanse e kampionatit shqiptar apo më shumë pëlqeni të huajt?
Jam fanse e kampionatit shqiptar, por gjithashtu dhe fanse madrilene pasi më pëlqen Reali i Madridit.
-Cili është lojtari që të pëlqen më shumë si futbollist? Po për aparence?
Lojtari që më pëlqen më shumë është shoku im, Donald Rapo.
- Si i ke marrëdhëniet me futbollistët?
Marrëdhënie si një tifoze-lojtarë. Çuna të cilet na bëjnë krenarë. Na falin emocione me rezultatet që marrin në fushën e lojës.
- Bjond apo brun?
Brun.
-Abazaj apo Bregu?
Nuk i ndaj dot. Që të dy janë futbollistë që zor se e lejnë rrjetën bosh.
-Ekipi më i mirë në Shqipëri?
Mendoj se Flamurtari.
-Lojtari i ëndrrave te tua?
Isco.
-Pse iu fshehët kamerave ditën e premte?
Iu fsheha kamerave sepse sapo kisha ardhur nga Tirana. Erdha nga shkolla vetëm për të ndjekur ndeshjen nga afër dhe isha e sëmurë me grip. E dija që nuk isha mirë dhe prandaj ju fsheha kamerës.
-Do ta bësh sërish?
(Qesh) Mendoj që jo. Sepse boll kam vendos në dilemë mediat kometuesit e plot të tjerë. Nuk u jam fshehur kamerave për diçka të keqe siç janë shprehur disa duke thënë që e shikojnë prindërit, burri e plot gjëra të tjera. Shyqyr zotit kur jepet ndeshja jemi të vetëdijshëm që ka kamera në stadium. Forca Luftëtari jeni më të mirët!/NEWSPORT.AL/ Erald TANUSHI