
Java e tretë e Kategorisë së parë pa edhe njëherë si protagonist Kastriotin që arriti fitoren e rradhës përballë Vllaznisë B. Për këtë fitore flet pikërisht shkodrani i Kastriotit për newsport.al, Ergi Borshi.
"Ishte një fitore me shumë vlera për ekipin tonë. Një ndeshje jo e lehtë duke parë edhe kualitetin që zotëron Vllaznia B. U treguam të zotë dhe mendoj se ishte një fitore e merituar".
Si ndihet Borshi të jetë kundra ekipit të qytetit të tij ku edhe është aktivizuar vite më parë pavarësisht se dje nuk luajti për shkak të një problemi fizik:"Mund të them se ishte një ndeshje speciale për mua. Në rolin e tifozit dje isha i emocionuar por sigursht që doja të fitonte ekipi i Kastriotit për shkak të objektivave që kemi".
Për objektivat e ekipit mbrojtësi shprehet: "Ekipi këtë vit ka pretendime të larta. Normalisht që objektiv kryesor është ngjitja në Superligë dhe do japim maksimumin për realizimin e objektivit".
Borshi nuk e harron Vllazninë dhe një ditë uron rikthimin: "Normalisht si çdo shkodran e dua Vllazninë. Por futbolli ky është. Uroj me gjithë zemër që një ditë të rikthehem sërish fanellën kuq e blu".