Në një intervistë ekskluzive për Nwsport.al, ka folur mesfushori i Luftatarit Vangjel Zguro, i cili ka zbardhur detaje interesante për kampionatin dhe mbi të gjitha për Luftëtarin dhe "luftën" e hapur që ekziston në Superligë.
Zguro tregon se ka lënë pas dëmtimin dhe mund të jetë i gatshëm për takimin ndaj Kukësit. Nuk kishte si të linte pa përmendur dhe ish-trajnerin e ekipin serbin, Mladen Milinkoviç, për të cilin ka folur me konsideratë, duke theksuar dhe ndryshimet mes Luftëtarit të sezonit të kaluar dhe Luftëtarit të këtij viti.
- Jeni bashkuar sërish me Luftëtarin, si ju duket në këtë sezon skuadra juaj?
Skuadra pothuajse është ajo e vitit të kaluar, ka pësuar shumë pak ndryshime
- A do të arrini të jeni njësoj si edicionin e shkuar?
Po mendoj se do jemi po ai ekip i edicionit të kaluar, pse jo dhe më mirë.
- Me Milinkoviç ishit shumë të frikshëm, ndërsa dje ju mundi Kamza në shtëpi...
Po, është e vërtetë që na mundi Kamza, por s'duhet ta bëjmë dramë sepse kampionati sapo ka filluar dhe ne e kemi pontecialin per t'u rikthyer ku duhet.
- Sa ndryshon Luftëtari i Milinkoviç me këtë të këtij sezoni?
Ka ndryshim sepse me Milinkoviçin ishim skuadërr më sulmuese në kërkim të golit... ndërsa këtë sezon jemi ekip paksa më shumë mbrojtës, por mendoj se shumë shpejt Luftëtari do dali dhe tek loja sulmuese...
- Ju jeni i dëmtuar, kur do të kthehesh në fushën e blertë?
Këtë javë rikthehem shyqyr Zotit, pothuajse çdo gjë ka kaluar dhe mendoj se ndoshta me Kukësin do jem ne fushë.
- A mendon se do të mbijetoni në garën e vështirë të këtij sezoni?
Pavarësisht se gara është shumë e fortë, mendoj se do mbijetojmë.
- Cila skuadra sheh favorite për titull dhe cilat sheh të rrezikuara?
Shikoj të vetëm Skënderbeun për titull. Partizani, Kukësi diçka me ndryshe dhe të gjitha të tjerat luftë për mbijetesë.
- Ç'premton për tifozerinë gjirokastrite?
Premtoj se shumë shpejt do vijnë lojërat e bukura që ata presin dhe pikët, sepse Luftëtari e ka grupin dhe pse jo në Europe këtë sezon, sepse vjet na është ngrënë haku...
