Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani-Vllaznia, jo vetëm në fushë! Kërnaja me mision të veçantë ndaj shkodranëve dhe...Martinit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani-Vllaznia, jo vetëm në fushë! Kërnaja me mision
Oltijon Kërnaja dhe Edi Martini

Partizani pret në stadiumin "Arena e Demave" Vllazninë, për duelin e javës së 30-të të Abissnet Superiore, e programuar të shtunën në orën 17:00.

Të Kuqtë vijnë në këtë përballje si skuadra më në formë e momentit, e padyshim, kjo statistikë tremb kundërshtarët e tyre, shkodranët, të cilët janë ndalur në dy barazime dhe 1 humbje në tri javët e fundt.

Një supersfidë që garanton krahas emocioneve brenda në fushë, edhe konkurrencën e fortë mes dy trajnerëve si Oltijon Kërnaja dhe Edi Martinit. Në dy përballjet direkte mes skuadrave, Kërnaja numëron 1 barazim dhe 1 humbje ndaj shkodranëve, ndërsa në duelin "kokë më kokë" Martini është më i avantazhuar pasi ka një fitore dhe një barazim. 

Tekniku nga Tropoja shkon në këtë sfidë me urinë për të marrë suksesin e parë dhe për të rregulluar bilancet në llogaritë e tij personale, teksa në kahun tjetër, shkodrani në 26 ndeshje të luajtura gjithsej ndaj "Demave" ka 6 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje. 

Poll

Lexo gjithashtu