
Gazmend Demi ka bërë një rrëfim special për Gerti Çarçanin duke "skanuar" plotësisht Partizanin e tij. Kreu i klubit të kuq e nisi me derbin dhe më pas tregoi se sa ka shpenzuar për kompleksin e ri.
Gjithashtu analizoi se pse po vuan ekipi, ndërsa u shpreh optimist se në të ardhmen mundësia është reale për titullin kampion. Në intervistën e dhënë pas derbit, Demi tha:
"Derbi është pjesë e lojës. Kënaqësia më e madhe që ka futbolli shqiptar. Është ndeshje e bukur, për t'u vlerësuar. Fati ishte në anën tonë. Fituam ne. Por, nuk është derbi vendimtar. Para 5 javëve ishim 4 pikë para, pas 5 javëve 6 pikë pas. Kampionati është i vështirë. Nuk ka ekipe të mëdha apo të vogla. Do të jetë kampionat i luftuar deri në fund. Do të jetë i vështirë. Unë mendoj që ekipin e kemi. Ndoshta duhet pak anë psikologjike. Do të punojmë deri në fund, do të mundohemi të mbrojmë vendin e parë.
Trajneri më bind shumë. Lojtarët ndoshta nuk e dijnë ende se çfarë fanele kanë veshur. Kampionatet e mia janë tre. Në kohën time, Partizani doli një herë kampion. Kjo shitja e Skukës ishte shumë e mirë për biznesin tonë. Për kompleksin ende nuk ka përfunduar plotësisht. Stadiumi i ka dimensionet për stadium serioz. Hoteli është në përfundim. Kemi problematikën që s'dua ta zgjas. Edhe një njeri qorr e kupton se çfarë po bëhet atje. Ky kryetari i Bashkisë erdhi dhe e pa. Erioni do të në bëjë një rrugë të dedikuar.
Oshilacionet? Nuk i kuptoj akoma. Bëjnë ndeshje të shkëlqyera. I thashë trajnerit të luajmë me 10-të. Na kthyen ndeshjen dhe me Vllazninë e me Laçin. Unë mendoj se është një ngërç psikologjik. Besoj se çunat e kanë marrë veten.
Shpjegimi i trajnerit? Trajneri ka episodet e veta në çdo konferencë që flet. Ka thënë që s'jemi për titull, për të shmangur presionin. Tani është mirë apo keq, e gjykojmë në një kohë të dytë. Partizani luan për kampion. Them se do të kemi mundësi më shumë. Ne kemi qenë gjithmonë të degdisur. Trajneri po punon mirë dhe kam besimin tim të plotë. Të shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë.
Gjyqtarët? Unë nuk jam marrë asnjëherë me arbitrat. Tani nuk dua të merrem prap. Gjykimi dje, ka qenë gjykim serioz për të dy palët. Nëse vazhdohet kështu, edhe ne presidentët nuk flasim më. E rëndësishme është mos të ketë dashje. Pyeta shokë dhe miq që janë tifozë të Tiranës dhe thanë që e meritoi Partizani. Ishte arbitrim i mirë.
Titulli kampion? Kemi një shembull shumë të mirë, Egnatian. Është aty te ne. Nuk ka ndonjë çudi për titullin kampion. Vllaznia nuk e ka për herë të parë, Kupa dhe kampionate. Mund të dalë sërish. Dëshira ime është që titulli të jetë në Tiranë, te Partizani.
Vllaznia? Nuk ka vlerë 3 pikëshi i derbit, nëse nuk fitojmë në Shkodër. Fituam derbin e kaluar dhe shkuam karrocë në 5 ndeshje. E rëndësishme është vazhdimësia. Të shpresojmë të bëjmë lojërat e mira tonat. Partizani nuk është dorëzuar nga Kupa, edhe ne mund të bëjmë 2 gola.
Belind Këlliçi bardheblu? Taksapagues janë dhe të Partizanit dhe të Tiranës. Kandidati që nuk e di kush është, ka dëshirën e vet. Mirë nuk është për të. Nëse fiton do të jetë kryetar dhe për Partizanin e Tiranën. Unë nuk e kam parë Erion Veliajn të veshë fanelë të ekipeve të kryeqytetit. E ngushëlloj për derbin.
Ligji i Sponsorizimit? U morëm shumë me atë kohë. Ne i bëmë të gjitha atë kohë. Presidenti Duka merret me atë punë. Janë në bisedime për bastet. Duam të bëhet si Kosova. Jo aq sa e ka Kosova, por t'i njihet tatim-fitimi 5 përqind. Bazikja do të jetë Ligji i Sponsorizimit. Unë pagova dhe Lejen e Ndërtimit prej 110 mijë euro. Sikur kam bërë ndërtim tamam, jo ndërtim sporti.
Shpenzimet? Të gjithë gëzojmë kur sporti ecën përpara. Nëse vazhdo në këto kushte të gjithë do të mënjanohen. Njerëzit e politikës ta mendojnë dhe një herë punën e sportit. A kishte gëzim më të madh kur Skënderbeu shkonte në Grupe? Të gjithë do të gëzoheshim. Edhe me të qarë nuk ecet. Ndoshta tani na duhet pak diplomaci. Shpresojmë që të kemi diçka sa më pozitive.
Kompleksi? Unë që kur isha futur, kisha thënë që Partizanin dua ta bëj me shtëpi. Vetëm një i çmendur si unë e di se çfarë kam hequr. Kompleksi i Partizanit shkon më shumë 10 milionë euro. Edhe Federata ka ndihmuar. Brenda mundësive që ka, ka bërë goxha.
Ftesa për lojtarët nga Kombëtarja? Kam kënaqësi të madhe. Skuka ishte me karakter të veçantë. S'më ka thënë kurrë, çfarë bëhet me mua. Mua më duhet presidenti kishte thënë në grumbullim. Unë mendoj se bëra një punë të fortë që dhe djali të jetë i kënaqur atje. Ne duhet ta ngrejmë kampionatin tonë që të shkojmë në këto shifra. Ne kemi edhe futbollistë të tjerë që shpresojmë në të ardhura të mira.
Olsi Rama? Olsi nuk është shkëputur asnjë ditë nga Partizani. Ka qenë si në rezultate të mira dhe në të këqija. Ai s'është shkëputur asnjë ditë nga Partizani. Ka pasur një problem shëndetësor me gjurin. Olsi ka shkuar që në mëngjes në zyrë për t'i rregulluar premiot çunat. Intrigat e gazetarëve janë të tmerrshme. Drejtor, e kërkojnë ta blejnë jashtë.
Kampion? Partizani ka vetëm këmbët e veta për kampion. Nuk e pengon askush. Unë mendoj që te 51 përqindëshi jemi në rrugën e duhur. Janë edhe 12 ndeshje.
Perla, vajza juaj? Perla është gëzuar shumë. Atë e kam presidente reale të Partizanit. Më solli formacionin. I ishte afruar 85 përqind atij të Colellës. Përfitova shumë sepse më puthi dhe mua", tha ai.