Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Realizoi "Manitën" në Kupën e Shqipërisë, talenti laçian zbulon të pathënat dhe objektivin e klubit: Do të jemi Leicesteri i dytë

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Realizoi "Manitën" në Kupën e

Intervistoi: Retin Toka

Laçi, skuadra e Superiores që po mahnit në këtë fillim sezoni jo vetëm në lojë, por edhe me individët e veçantë në fushën e blertë. Nga Partizani te Sopoti, kurbinasit nuk po ndalen, kjo falë talentëve në skuadër.

Kishim kohë që nuk dëgjonim rezultate të thella siç ishte ajo e djeshmja, ku bardhezinjtë triumfuan me rezultatin 12-0. Protagonisti kryesor ishte një 19-vjeçar, që nuk ishte dëgjuar më parë në kampionatin tonë.

Redon Xhixha, lojtar i dalë nga akademia e Shkëndijës së Tiranës i mrekulloi të gjithë. Grinta dhe dëshira për të çuar topin në rrjetë, bënë që ai të përshëndeste plot 5 herë portën e kundërshtarit. Për t'u njohur më shumë me këtë djalosh të ri, newsport.al e kontaktoi dhe ai u tregua mjaft i gatshëm për të zbuluar emocionet, dëshirat dhe ëndrrat e së ardhmes.

Xhixha është tejet optimist saqë shkon shumë larg duke thënë: "Që pse mos te jemi Leicesteri i ri?". Qëllimi i sulmuesit të talentuar është i qartë, e ardhmja e tij duket e ndritur dhe kurbinasit kanë fituar një futbollist të së ardhmes.

- Përshëndetje Redon! Sopoti iu bëri të njohur, megjithëse luani me ngjyrat e Laçit. Si ndiheni?

Jam shumë i gëzuar. Sigurisht nuk e kisha pritur të shënoja 5 gola, megjithatë sa herë më jepet mundësia unë nuk do të ndalem që t'i shërbej ekipit tim të zemrës.

- Kujt ia dedikoni?

Ia dedikoj familjes.

- 5 gola, ka hapësirë për të gjithë...

(Haha) Në fakt në veçanti dua t'ia dedikoj gjyshes time, e cila ka bërë gjithçka për mua dhe është një nga personat më të shtrenjtë për mua.

- Vetëm dy muaj te Laçi dhe duket sikur keni shumë kohë që luani me kurbinasit...

Po, e vërtetë. Presidenti më ofroi një kontratë në këtë merkato vere dhe unë nuk u mendova dy herë. Firmosa për ekipin tim të lindjes dhe në skuadër gjeta një ambient pozitiv, ku të gjithë ishin gati për të startuar.

- Më parë ishit pjesë e Shkëndijës së Tiranës. Pse nuk zgjodhët një nga ekipet e kryeqytetit?

Fare e thjeshtë. Unë zgjodha me zemër dhe në Shqipëri do të luaj vetëm për skuadrën e Laçit.

- 5 gola në një ndeshje janë shumë për një futbollist të ri. Si e mendo të ardhmen?

E pranoj, dje ishte fati me mua. Dua të luaj në një ekip europian, por për momentin dua të jem me këmbë në tokë. Ndërsa në Shqipëri, siç e thashë do të luaj vetëm për Laçin.

- Kur thoni vetëm për Laçin, do të refuzonit një ofertë tunduese nga Skënderbeu, Partizani apo Kukësi?

Po, do e refuzoja.

- Gara është e fortë në Superiore dhe ato tre skuadra janë pretendente për titull. Nuk do ta lakmonit një mundësi të tillë?

Po, është e vërtetë që gara është e fortë. Sigurisht siç e thatë dhe ju ato tre skuadra janë për titull. Por, mendoj se keni harruar edhe një ekip tjetër.

- Cili është?

Laçi. Skuadra jonë ka një grup të kompletuar dhe kam bindjen që do t'iu befasojmë në këtë sezon.

- Pse jeni kaq i bindur?

Asgjë nuk është e pamundur!

- Po, por për titull kampion nuk mjafton vetëm dëshira e mirë...

Jemi koshientë që Partizani ka disa vite që kërkon titullin, Skënderbeu ka një grup mjaft të mirë, ndërsa Kukësi është kampion në fuqi. Megjithatë ne jemi të bindur që do të befasojmë.

- Siguria juaj në fakt po më befason...

Atëherë dua t'iu përmend një shembull. Në Angli asnjë nuk e priste kampione Leicester City-n, por ia dolën duke mahnitur të gjithë Europën.

- Domethënë shembulli që doni të ndiqni është Leicester? Ata kishin një trajner të madh si Ranieri...

Edhe ne kemi një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, profesor Stavri Nicën. Na motivon, na bën të ulim kokën dhe të punojmë. Të gjithë jemi të barabartë dhe atmosfera në grup është mjaft e mirë.

- Leicester kishte Vardy-n, Laçi ka Xhixhën. Mund ta krahasojmë kështu?

Faleminderit për fjalët e mira. Unë dua të punoj shumë dhe do të ul kokën për të dhënë gjithmonë maksimumin. Në skuadër kemi lojtarë mjaft cilësorë dhe së fundmi ka ardhur edhe Rexhinaldo. Po punojmë për të fituar kundër Luftëtarit.

- Meqë përmendët Luftëtarin, besoni se do ia dilni?

Para publikut tonë? As që nuk e diskutojmë.

- Mendo se do të jesh titullar?

Atë s'e di. Atë e vendos trajneri. Unë jam i gatshëm kurdoherë që skuadra ka nevojë për mua.

- Duke qenë se jeni nga Laçi, ç'marrëdhënie keni me tifozët kurbinas?

Tifozët janë të gjithë të mrekullueshëm. Meqë po më jepet rasti, dua të përshëndes dhe të ngushëlloj familjen e një tifozi ultras që u nda para pak kohësh nga jeta. "Boti" do të jetë gjithmonë mes nesh.

- Mirë pra Redon, suksese dhe arritsh majat!

Ju falënderoj shumë për intervistën. Isha shumë i emocionuar kur më ftuat të flisja për këto ditë kaq të bukra. Sërish faleminderit shumë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga