Flamurtari udhëheq Kategorinë e Parë, teksa në 10 ndeshja ia ka dalë të sigurojë 21 pikë. Humbja ndaj Luzit në nisje të këtij sezoni është hedhur prapa krahëve nga vlonjatët, të cilët tashmë kanë plot 9 takime që nuk e njohin disfatën.
Andi Ribaj është një nga lojtarët veteran, që ka për detyrë të rikthejë Flamurtarin në “Abissnet Superiore”, me sulmuesin që për fatin e keq nuk ka mundur të jetë protagonist në fushën e blertë për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave për rreth 3 muaj.
33-vjeçari tashmë është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa në një intervistë për “Newsport”, me gazetare Floridona ADEMAJ, sulmuesi thekson se ky Flamurtar është ndërtuar për të fituar çdo ndeshje, teksa dëshiron që karrierën e tij futbollistike ta mbylle në Vlorë. Gjithashtu Ribaj nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes se më kë bën tifo në Kupën e botës.
Luani prej 5 sezonesh në Vlorë, si ndjehet Andi Ribaj? Sigurisht ndihem shumë mirë. Jam në shtëpinë time, asgjë nuk më mungon dhe jam shumë i kënaqur.
Flamurtari kryeson Kategorinë e Parë, a do riktheheni në “Abissnet Superiore” këtë sezon? Ekipi është ndërtuar për të fituar çdo ndeshje dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur që të ngjitemi në elitën e futbollit shqiptarë.
Keni 9 ndeshje që nuk mposhteni, cili është kundërshtari më i fortë që jeni përballur? Po e drejtë, kemi 9 ndeshje që nuk humbasim. Të gjitha ekipet janë të forta dhe nuk mund të specifikoj asnjë skuadër.
Flamurtari i varur nga “samba” braziliane? Brazilianët japin shumë për ekipin dhe dhe për mua është i gjithë grupi që kemi shënuar dhe kemi pësur pak të gjithëë bashhk.
Jeni qendërsulmuesi i skuadrës, por nuk ia keni dalë të jeni protagonist në fushën e blertë, çfarë po ndodh me Andin? Kam 3 muaj që jam i dëmtuar dhe nuk jam stërvitur prej në kohe të gjatë. Vetëm 2-3 javët e fundit jam stërvitur me ekipin dhe tani shpesoj ta kaloj plotësisht dëmtimin.
Në karrierën tuaj keni luajtur edhe me Vllazninë, Teutën, Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar, a ju mungon “Abissnet Superiore”? Po e vërtetë kam luajtur me këto ekipi dhe kam shumë respekt për to. Sigurisht më mungon shumë elita, por edhe Flamurtari i mungon “Abissnet Superiores”.
Jemi afër merkatos së dimrit, a ka ndonjë “shkëndijë” transferimi në një skuadër tjetër? E kam deklaruar që dëshira ime është të mbyll karrierën futbollistike te Flamurtari.
Luhet Kupa e Botës, kush mendon se do triumfojë? Kam dëshirë të fitojë Argjentina, pasi dëshiroj që Lionel Messi ta mbylli plotësisht karrierën e tij me një trofe, por ka dhe ekipe të tjera si Spanja, Franca dhe Brazili që janë vërtet të forta. /FLORIDONA ADEMAJ/