Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Interes nga skuadra me zë, Partizani doli në media”, Orges Shehi: Me Osmanin flas më shpesh tani që ai shkoi te Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
“Interes nga skuadra me zë, Partizani doli në media”,

Që pas largimit nga Tirana, Orges Shehi ka qenë trajneri më i komentuar në Shqipëri. Ish-portieri i Skënderbeut, ka folur në emisionin “Skaner” në MCN TV ku ka treguar se ka patur oferta nga klube të mëdha.

“E shkuara shërben shumë për të ardhmen. Në bazë të asaj që kam kaluar te Tirana, pas ndarjes ka pasur interes. Skuadra me shumë zë, janë interesuar. Është përmendur edhe emri i Partizanit në media. Gjithçka ishte kuadrin e mediave. Tani jam i fokusuar të zgjidh çështjen, që ndodh për herë të parë në futbollin shqiptar.

Kjo është pjesë e instancave në dhomën e zgjidhjes së konflikteve. Janë disa procedura që zgjasin. Nga llogaria, mendoj se brenda vitit do të marrë drejtim dhe të ushtrojmë profesionin tonë”, është shprehur Orges Shehi.

Orges Shehi gjithashtu ka konfirmuar prezencën e tij në derbin Tirana – Partizani. Më pas, ish-trajneri i Tiranës ka folur dhe për marrëdhënien e tij me Tefik Osmani. Shehi thotë që me Osmanin flet më shumë pasi ky i fundit ka shkuar tek Vllaznia.

“Do të jem në derbi, por do të gjej një vend pa qenë unë qendra e vëmendjes. Tani që ka shkuar te Vllaznia, kontaktet kanë qenë më të shpeshta me Osmanin. Është e natyrshme, sepse kontaktet janë me periudha”, ka thënë Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga