
Vetëm 4 orë na ndajnë nga derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, takim që nis në 20:00 dhe do të zhvillohet në “Air Albania” që është i vlefshëm për javën e 15-të të “Abissnet Superiore”.
Një nga ndeshjet më të luftuara të kampionatit shqiptarë do të jetë dueli mes bardhebluve dhe demave, teksa tifozët nuk do të mungojnë në shkallët e stadiumit. Interes i lartë pritet për këtë sfidë që pritet të mbushë stadiumin “Air Albania:.
Sipas burimeve të “Newsport.al” bëhet e ditur se dëri më tani janë shitur 12.000 bileta, ndërsa tifozët vazhdojnë të blejnë akoma bileta për të parë derbin e kryeqytetit.
Kujtojmë se bietat mund të blihen te biletaria te stadiumi “Selman Stërmasi” si dhe tek biletaria te stadiumi “Air Albania”.