
Andres Iniesta, mesfushori i njohur i Barcelonës, njëkohësisht pjesë kryesore e formacioni të Spanjës ka mrekulluar me lojën e zhvilluar ndaj Turqisë. Fliten për shifra të një lojtari të madh. Statistikat tregojnë që Iniesta e ka prekur topin 114 herë, duke dhënë 99 pasime të sakta. Ai krijoi dy raste shënimi me asist-et e dhëna, por nuk harroi të magjepsë me driblimet e tij duke pasur brenda një ndeshje tre të tilla. Jo më kot quhet "koka" e skuadrës katalanase.
Poll