Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Iniesta bën llogaritë, nëse kalojmë Italinë fitojmë Euro 2016

Shkruar nga NEWSPORT
Iniesta bën llogaritë, nëse kalojmë Italinë

Përballja me Italinë për Iniestën do të jetë një sfidë shumë  e vlefshme. Për mesfushorin spanjoll, sa më parë skuadrat të ndeshen me kundërshtarë të fortë, aq më herët kuptojnë pozitat e tyre.

Nëse Spanja do të fitojë ndeshjen me Italinë për Iniestën padyshim do të thotë konfirmim i etiketimit pretendente kryesore për skuadrën e tij.

Përballja padyshim që do të jetë e vështirë, por nëse kjo ndodh në këtë moment të kampionatit do ta bëjë më të lehtë pjesën tjetër të rrugës.

‘’Ata janë një kundërshtar i vështirë, i fuqishëm dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Italianët kanë një bllok shumë të mirë në mbrojtje, po ne do duhet të fitojmë nëse duam ta fitojmë këtë Europian’’, ka deklaruar futbollisti spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga