Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Inagurohet me ‘uniforma të reja’ një nga anekset e kompleksit ‘Roza Haxhiu’, Duka: Prioriteti ynë, fëmijët!

Shkruar nga NEWSPORT

Premtimet tashmë po bëhen një e nga një realitet! Lushnja ka një tjetër fushë të re stërvitore, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjes që po ndryshon tërësisht infrastrukturën e këtij qyteti dhe i jep mundësi të gjithë të rinjve të luajnë futboll.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me anëtaren e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, deputetin e qarkut të Fierit, Taulant Balla e kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa inaguruan një nga anekset e kompleksit ‘Roza Haxhiu’, teksa kjo është fusha e dytë e ndërtuar brenda pak muajsh, pas asaj të Plugut.  Puna po vijon me ritme të shpejta edhe për fushën e stadiumit ‘Roza Haxhiu’ si dhe dy fushat e tjera stërvitore.

Me inagurimin e kësaj fushe, u shpërndanë edhe uniformat e para falas për fëmijët e qytetit të Lushnjes që luajnë futboll, e që përfitojnë kësisoj nga projekti madhor i Federatës Shqiptare të Futbollit “Uniforma ime”, teksa shpërndarja do të vijojë edhe këto ditë.

Në fjalën e tij të shkurtër, numri një i futbollit shqiptar tha se për të pasur ekipe garuese e cilësore duhet që të hidhen sytë nga futbollistët e vegjël, e për këtë arsye prioriteti kryesor i FSHF-së është futbolli i fëmijëve dhe i vajzave.

‘Jemi në Lushnje për të inaguruar këtë fushë të re dhe për të filluar shpërndarjen e uniformave për të gjithë fëmijët që luajnë futboll jo vetëm në Lushnje, por në të gjithë qarkun e Fierit. Të kesh ekipe garuese, ekipe kualitative, ekipe kombëtare duhet që të hedhim sytë te fëmijët dhe pikërisht për këtë futbolli për fëmijët dhe kryesisht për vajzat është prioritet i Federatës Shqiptare të Futbollit’ – tha Presidenti Armand Duka.

Ndërkaq, Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa falënderoi Presidentin Duka për këtë bashkëpunim të vyer që po ndryshon infrastrukturën sportive të qytetit. Gjithashtu, znj.Sefa e konsideroi mbështetje të madhe për futbollistët e Lushnjes, projektin ‘Uniforma ime’, që i bashkangjitet kështu zhvillimit të infrastrukturës së qytetit.

‘Gjej rastin sot të falënderoj Presidentin, i cili ftesës sime për të bashkëpunuar në mënyrë që ne t’i japim një infrastrukturë më të mirë sportistëve të Lushnjes, e mirëpriti dhe ne sot kemi provën që jemi në një nga fushat e përfunduara. Vazhdohet puna në stadium, po vazhdohet fusha e dytë e bashkëpunimit me Federatën, më pas do të kalojmë në fushën e tretë. Projekti ‘Uniforma ime’ që sot po e lançon edhe Presidenti është një mbështetje e madhe edhe për ne sepse veç infrastrukturës duhej edhe baza materiale në mënyrë që Akademia të kishte të gjithë elementët e nevojshëm’ – tha znj. Sefa.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga