
Fushë-krujasit arritën që të mbijetonin me vështirësi në Kategorinë e Parë në sezonin e shkuar, por kjo situatë pritet që të mos përsëritet për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Ilirisë kanë nisur punën zyrtarisht për sezonin e ri, ku kanë konfirmuar trajnerin.
Pëllumb Ziri do të vazhdojë të drejtojë Ilirinë edhe për sezonin e ardhshëm, ku këto ditë do të nisë të thërrasë lojtarët për të nisur përgatitjet. Iliria është ekip i drejtuar nga bashkia e Krujës, por që nuk i mungon mbështetja financiare, e cila sigurohet edhe nga bizneset që i qëndrojnë pranë ekipit.
Poll