Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Iliria ndal Valbonën, Kategoria e Dytë 'shpërthen' me gola, 23 në 5 ndeshje (Rezultatet)

Shkruar nga NEWSPORT
Iliria ndal Valbonën, Kategoria e Dytë 'shpërthen' me

Përfundojnë edhe ndeshjet e sotme të javës së 9-të në Kategorinë e Dytë me rezultate të thella duke prodhuar edhe një herë tjetër spektakël në fushën e lojës. Interesant është ndalesa e parë e Valbonës e cila barazoi në fund ndaj Ilirisë duke mos marrë fitore për herë të parë këtë sezon.

Një ‘show’ golash në Tiranë, aty ku Sopoti mposhti Albanët me rezultatin e thellë 3-6. Goleadë pati edhe në Shkodër me Murlanin që fitoi 4-3 përballë Gramshit. Naftëtari mbylli llogaritë që në pjesën e parë me Shënkollin të cilën e mposhti lehtë 4-0. Ndeshja e vetme e Grupit B, Luftëtari – Oriku u mbyll me fitoren minimale të gjirokastritëve.

Rezultatet dhe golashënuesit:

Grupi A:

Albanët 3–6 Sopoti

(Pasmaçiu 45', 67', Baze 81' / Çota 11', 57', Kullafi 44', 60', Hasani 87', 90')

Iliria 1–1 Valbona

(Alinani 60' / Ymeri 90')

Naftëtari 4–0 Shënkolli

(Koco 25', Hila 33', Karakashi 51', 62')

Murlani 4–3 Gramshi

(Djepaxhia 1', 62' Lekaj 11', Dias 66' / Zogu 6', Jimenez 22', Latifi 68')

Grupi B:

Luftëtari 1–0 Oriku

(Santos 5')

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga