Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ilir DAJA e kërkoi me ngulm, çfarë super lojtari ka fituar PARTIZANI

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir DAJA e kërkoi me ngulm, çfarë super lojtari ka fituar

Massanga Matondo është padyshim lojtari që po spikat në këtë sezon futbollistik te Partizani. 23-vjeçari duket se ka marrë për “dore” mesfushën e kuqe duke u shndërruar në pikë referimi për trajnerin Giovani Colella. Ai ishte dje i pranishëm në sfidën kundër Vllaznisë, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

90 minuta të mrekullueshme nga afrikani që zhvlerësoi plotësisht punën e futbollistëve të Vllaznisë. Shkatërronte çdo aksion të tyre si dhe arrinte të ndërtonte mjaft bukur duke ia bërë më të lehtë shokëve të tij të ekipit. Padyshim një nga lojtarët më të mirë të Superiores në rolin e vet.

Ai u transferua tek të kuqtë në merkaton e janarit të vitit të shkuar. Arriti të fitonte menjëherë besimin e ish trajnerit Mehmeti, ndërsa tanimë me Colellën është padyshim titullari fiks. Ndonjëherë e ka tepruar me disiplinën duke u paraqitur vonë në stërvitje. Dënimin e ka shlyer dhe për t’i vënë vulën, paraqitjet e mira të tij e justifikojnë plotësisht.

Matondo ishte një nga lojtarët e kërkuar me ngul nga trajneri Ilir Daja. Për çështje burokratike nuk u mundësua transferimi i tij atëherë kur tekniku kryeqytetas e deshi në ekip. Megjithatë klubi i Partizanit pati arritur marrëveshjen që pas zgjidhjeve së problemeve me dokumentet, të vinte në kryeqytet për ekipin e kuq.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga