Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Igli Tare : Franca nuk më bindi

Shkruar nga NEWSPORT

Igli Tare ka qenë një mes shumë shqiptarëve të pranishëm në shkallët e stadiumit ''Valodrome'' në ndeshjen që Kombëtarja Shqiptare zhvilloi përballë Francës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, drejtori sportiv i Lacios ka treguar se nuk e ka harruar emocionin që ka marrë prej tifozëve në periudhën kur ishte në fushë me fanellën e Kombëtares.tare1

“Franca vuajti taktikisht përballë Shqipërisë. Me atë që pashë në këtë ndeshje, ‘blutë’ nuk më bindin.Shqipëria është ndjekur prej kohësh nga tifozët dhe për çdo paraqitje të tyre mbështetja në shkallët e stadiumit është e madhe.E njëjta gjë po ndodh edhe në Francë. Tifozët e Shqipërisë janë të shkëlqyer. Ka qenë një atmosferë e mrekullueshme dhe shumë ‘fair play’. Mendoj që është një reklamë e shkëlqyer për futbollin”, ka deklaruar Tare.

Ndeshja e rradhës për Shqipërinë është ajo ndaj Rumanisë që do të luhet të dielën ,e fundit për fazën e grupeve të shpresojmë jo e fundit për këtë Europian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga