Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia ndjek mbrojtësin e Kukësit në Nikshiq, vetëm një i mbijetuar nga testimet

Shkruar nga NEWSPORT

Ditët e fundit te Vllaznia kanë ardhur për t'u provuar disa lojtarëve, mes tyre dy portierë, Ilir Avdyli, që vinte nga Tirana, dhe Jasmin Agoviç. I pari nuk ka bindur dhe mësohet se i është komunikuar vendimi për t'u larguar. Kurse për portierin e dytë, Agoviç, "Sport Ekspres" shkruan se i ka treguar shenja pozitive përgatitësit të portierëve, Danit. Kështu, ka shumë mundësi që shqiptaro-malazezi të qëndrojë te Vllaznia. Lojtari tjetër që ishte duke u provuar, Valdrin Rashica , nuk ka lenë shenjë deri tani dhe pritet që edhe ai ta mbyllë shumë shpejt aventurën në Shkodër.

SHAMETI - Stafi teknik i Vllaznisë, me në krye trajnerin Armando Cungu, të enjten ka qenë në Mal të Zi, me qëllimin për të gjetur ndonjë lojtar, po jo vetëm vendës. Nga sa mësohet, shkodranët kanë ndjekur nga afër ndeshjen e Kukësit me Rudarin në Europa League, pasi kanë parë në aksion mbrojtësin Ylli Shameti, të cilin e kanë në shënjestër. Vështirë duket për t'ia marrë presidentit Gjici, por kuqeblutë do të tentojnë.

Sahmeti

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga