Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I kënaqur me lojën e ekipit të tij, Julian Ahmataj: Kjo pikë i shërbeu Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
I kënaqur me lojën e ekipit të tij, Julian Ahmataj: Kjo pikë

Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e dytë të këtij sezoni. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Superiores përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Tiranës Julian Ahmataj.

“Derbit janë gjithmonë të vështira. E kishim studiuar mirë kundërshtarin. Skuadra po ngrihet. Ajo që më pëlqeu ishte loja e skudrës. Kishim raste që mund të mbyllnim ndeshjen. Por kështu është futbolli. Jam shumë i mërzitur sepse doja të lumturoja tifozët. Me një rast që pati kundërshtari shënoi gol. Nuk duhet të ulim ritmin pasi ky presion na bën mirë. Duhet të ngrihemi dhe të rrisim nivelin e performancës”, është shprehur Ahmataj.

-Çfarë ndodhi në pjesën e dytë?

“Kundërshtari do të shtynte më lart. Duhet të ishim më të kujdesshëm. Kishim 3-4 mundësi shumë të pastra për të shënuar, pasi kundërshtari u shty lart dhe la hapësira prapa.”

“Ata shtuan forcat në sulm. E Kishim ndërtuar lojën që ti ndalnim, por kartonat e verdhë të mesfushorëve na bënë pak më të brishtë në lojë. Loja po shkonte shumë mirë, kundërshtari nuk ishte afër zonës sonë. Vetëm në një moment është shfaqur rrezikshëm në zonën tonë. Lojtarët tanë më deçizivë i vendosëm në zonat që ata sulmonin.”

-Nuk pamë Tiranën në sulm 20 minutat e para… Mund ta kishit vrarë ndeshjen, por Hasani individualisht?

“Duhet të lexonim kundërshtarin. Kur është në zonë goditje lojtari nuk ka egoizëm. Sulmuesi duhet të godasë. Kjo pikë i shërbeu kundërshtarit. Neve na shërbeu loja. Gjatë gjithë lojës na kanë bërë vetëm dy episode.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga