Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"I kemi kërkuar Qatip Osmanit të vendosë qetësi", drejtori i Vllaznisë: Memelli? Kam respekt maksimal, është punëtor

Shkruar nga NEWSPORT
"I kemi kërkuar Qatip Osmanit të vendosë qetësi",

Vllaznia do të luajë pas pak përballë Erzenit në kuadër të javës së 11-të të Abissnet Superiore. Në prag të kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV nga stadiumi “Loro Boriçi”, foli drejtori i klubit shkodran, Elvis Plori.

“Në këtë prag ndeshje e dija se do vinte kjo pyetje. Më takon të flas. Nuk është një pozicion pozitiv kur ndahesh dhe largohesh. Krijohet njëfarë lidhje shpirtërore dita-ditës. Por pse e hoqëm? Kërkohet zgjedhja tek largimi i trajnerit. Në bisedime me presidentin dhe Memellin u arrit në një pikë duke menduar se Vllaznia do të bëjë më mirë me ndryshimin e trajnerin. I kemi kërkuar Qatip Osmanit që të qetësojë ekipin. I kemi kërkuar dhe kemi diskutuar me të që të vendosë qetësi në skuadër. Ai e ka ndjekur futbollin shqiptar. Skuadra nuk është e plotë prej dëmtimeve dhe trajneri Osmani beson se kjo skuadër ka kualitet. Rikthimi i të dëmtuarve besoj se do e ndihmojë shumë dhe profesor Qatipin”, është shprehur drejtori i Vllaznisë.

-Dy fjalë për Memellin?

“Unë kam respekt maksimal për të. Është një djal punëtor dhe mendoj se do të arrijë shumë në fushën e trajnimit. Ai u sakrifikua që skuadra të bëjë më mirë. Ai na ka mirëkuptuar dhe besoj se do të takohemi në vazhdim.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga