Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I dha “lamtumirën” Dinamos, sulmuesi pranë rikthimit në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
I dha “lamtumirën” Dinamos, sulmuesi pranë rikthimit

Korabi ka qenë mjaft aktive këtë merkato ku ka afruar shumë lojtar për të përforcuar repartet dhe të luftojnë për një vend në elitën e futbollit sezonin e ardhshëm.

Dibranët janë gati për një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për Taulant Markun i cili i dha “lamtumirën” Dinamos duke mbyllur kështu aventurën me kryeqytetasit. Thuhet se Marku është në bisedimet e fundit për të arritur marrëveshjen me Korabin.

Sulmuesi riktheht tek Korabi vetëm pas një sezoni. Me Dinamon në sezonin që sapo lamë pas, 29-vjeçari arrinti të shënonte 10 gola në 24 ndeshje.

Kujtojmë që më parë sulmuesi është aktivizuar edhe me Tërbunin dhe Kastriotin, teksa tashmë duket i gatshëm për të rinisur një aventurë me ekipin dibran.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga