Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I dha fitoren Egnatias, Zejnullai: Na kanë munguar golat, jo ndeshjet e mira. Jemi më të mirët e Superiores!

Shkruar nga NEWSPORT
I dha fitoren Egnatias, Zejnullai: Na kanë munguar golat, jo ndeshjet e

Ndeshja mes Egnatias dhe Kukësit e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”, përfundoi me triumfin e rrogozhinasve. Rezultati përfundimtar i sfidës së zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” ishte 1-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur autori i golit, Arbin Zejnullai.

“Sot ndihem i lumtur, pasi nuk ishte mirë duke parë ekipin duke mos fituar. Sot ja dolëm dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Neve nuk na kanë munguar ndeshjet e mira, por golat. Kjo ndeshje do na japë pak qetësi para ndeshjes së Kupës përballë Vllaznisë.

Rivali më i fortë? Vllaznia ka patur histori të mirë, gjithashtu edhe Partizani. Tirana dhe Dinamo gjithashtu. Këto janë ekipet, deri në fund të shohim. Egnatia është ekipi më i fortë i këtij kampionati. Arsyet janë futbolli, fitoret dhe lojën që bëjmë, për çdo gjë do të thoja”, u shpreh fillimisht Zejnullai.

Me kë ndihesh më mirë në krah, me Spahiun apo Dramen?

“Unë, Spahiu dhe Fangaj e kemi bërë krahun e djathtë që në fillim. Kuptohemi mirë me njëri-tjetrin, por unë ndihem mirë me të gjithë.”

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga