Hygo Loris është portieri dhe kapiteni i Francës në këtë Kampionat Europian, ndërsa i gëzohet faktit të arritjes në finale, por çuditet nga goli i fundit i Cristiano Ronaldos dhe tregon se është përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht për të përballuar sulmuesin e Portugalisë.
[caption id="attachment_13695" align="alignleft" width="300"] Kërcimi i Cristiano Ronaldo në sfidën kundër Uellsit[/caption]
Ronaldo kërceu 2.88 metër duke shënuar gol në portën e Uellsit, teksa Loris shprehet: “Kur luan kundër lojtarëve si Ronaldo, i cili i ka atributet fizike për të qëndruar pezull në ajër, duhet të çohesh në ajër herët në mënyrë që të sigurohesh se ai nuk kërcen para teje, përndryshe është shumë e vështirë që të arrish topin”.
Por, Loris nuk i trembet vetëm kapitenit të Portugalisë për takimin final, por thotë se skuadra "luzitane" ka në përbërjen e saj disa lojtarë që duhet t'iu reagosh shpejtë. “Nuk është vetëm Ronaldo i rrezikshëm, Portugalia ka shumë lojtarë të mëdhenj. Është ekipi ndaj të cilëve duhet reaguar shpejt në situata si ajo e ndeshjes së fundit të tyre", duke përmendur goditjet standarde, ku portugezët kishin një skemë perfekte në ekzekutim.