Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbja zhgënjen Duron, trajneri: Tirana s’kishte asnjë rast, goli me fat

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja zhgënjen Duron, trajneri: Tirana s’kishte asnjë rast,

Egnatia u mposht nga Tirana në Selman Stërmasi me rezultatin 1-0 duke marrë kryesimin e kampionatit. Rrogozhinasit gjejnë humbjen e parë nën drejtimin e Shpëtim Duros dhe mban vendin e pestë me 15 pikë. Pas ndeshjes, trajneri Duro foli për Oversport.

"Humbje me kampionët. Por kjo ndeshje u vendos nga një episod. Në pjesën e dytë nuk kishte asnjë shans goli. Ishte mungesë përqëndrimi nga ne dhe erdhi goli. Tirana nuk kishte asnjë rast por me një episod u vendos ndeshja."

Terreni i vështirë - "Fusha është e njëjtë si për ne dhe për Tiranën. Kushtet nuk ishin optimale. Pjesa e parë ishte e kujdesshme pa situata për të dy krahët ndërsa në pjesën e dytë pas golit ne morëm frenat e lojës duke punuar nga krahët por Tirana po mbrohej me shumë forca."

Mosbesim i lojtarëve – "Jam i mërzitur për lojën pasi nuk e lam të dominonte. Më vjen keq sesi erdhi humbja. Gol i evitueshëm lehtësisht. Nëse do dominonte Tirana atëherë ne do kishim mosbesim por ndodhi e kundërta. Tirana pati fatin që shënoi. U përforcua shumë në mbrojtje edhe vononte shumë lojën që për mua nuk shkojnë."

Bilancet – "Bilancet i kam pasur pozitive me shumë ekipe por janë historike. Çdo ndeshje ka histori tjetër. Unë jam i mërzitur për humbjen."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga