Tirana dhe Vora zhvilluan një miqësore ditën e sotme në stadiumin e Vorës ku vendasit fituan me rezultatin 2-0 në një ndeshje që prodhoi lojë të bukur për tifozët e pranishëm dhe publikun nga ekrani.
Dy skuadrat mbajtën muskujt e nxehur në këtë pauzë të Kombëtareve por për bardheblutë duket se kjo humbje ka peshuar më shumë nga sa mendohej. Në pjesën e parë ylli i skuadrës dhe titullari absolut, Ardit Deliu, u largua shpejtë nga fusha e lojës pas një shqetësimi të shfaqur.
Lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nga mjekët e klubit për të parë shkallën e dëmtimit dhe nëse rrezikon në ndeshjen e 1 prillit ndaj Erzenit. Kujtojmë që dëmtimet janë një problem te kampionët teksa sulmuesi Patrcik ka mbyllur sezonin ndërsa Kristal Abazaj, ende nuk është një gjendjen e tij optimale.
[caption id="attachment_663757" align="alignnone" width="498"] Ardit Deliu, Tirana[/caption]