
Kombëtarja shqiptare zhvilloi miqësoren e parë me Kilin, sfidë që përfundoi 2-0 në favor të Kilit. Golin e parë kuqezinjtë e pësuan në minutën e 20-të, në të 83-të dhe në 90+3’, duke zbritur me “këmbë në tokë” skuadrën tonë.
Një ekip, performanca e të cilit ishte shumë larg atij në kualifikuese. Duket se lojtarët ishin “ngopur” me ndeshjet kualifikuese dhe dukeshin se nuk e kishin marrë shumë seriozisht këtë ndeshje.
Kjo në fakt është humbja e parë pas 8 ndeshjesh. Kili kështu i jep fund një ecurie mjaft pozitive të kombëtares shqiptare. Pas polonisë në sfidën e parë kualifikuese, Sylvinho mposhtet nga Kili në miqësore.
Në kualifikuese kuqeiznjtë kishin pësuar vetëm 4 gola, ndërsa latinët në 90 minuta iu shënuaan plot 3 të tillë. Kjo tregon se mbrojtja këtë herë tradhëtoi trajnerin brazilian, ndërsa nga krahu tjetër edhe pse në fushë kishim lojtari si Broja, Asani, Seferi, Manaj, Muci, apo dhe Hoxha sërish nuk u gjet rruga e rrjetës.
Tashmë sfida e radhës për kombëtaren tonë do të jetë ndaj Suedisë më 25 mars, ku Sylvinho do të tentojë të rikthejë skuadrën në “shinat” e duhura dhe të bëjë ‘autokritikën’ për disfatën ndaj kilianëve.