Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbja e katërt në 7 sfidat e fundit, mbijetesa për KUKËSIN e HALLAÇIT në “fije të perit”

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e katërt në 7 sfidat e fundit, mbijetesa për KUKËSIN

Kukësi po zhvillon një sezon jashtë pritshmërive të gjithë tifozëve kuksianë. Verilindorët aktualisht pas 32-javës ndodhen në vendin e 8-të me 37 pikë, pozicion që të çon në “Play-Out”.

Faza e tretë e kampionatit ishte më “prodhimtarja” për verilindorët, të cilët ndeshje pas ndeshje morën rezultate pozitive, ndërsa në një moment “ëndërruar” edhe zonën europiane.

Por duket se në 7 ndeshjet e fundit djemtë e Rraman Hallaçit kanë zhytur veten gjithmonë e më shumë në zonë  e rënies. 4 humbje dhe 3 barazime kanë bërë që tashmë të rrezikohet seriozisht edhe mbijetesa. Humbja ndaj Partizanit ditën e shtunën ua vështirëson akoma më shumë punën, diçka e tillë nuk ndodhte prej vitesh në Kukës që pas ngjitjes në Superligë.

Vështirësia tashmë është shumë e madhe, pasi kanë mbetur edhe 4 finale drejt fundit. Takimi i radhës për skuadrën kuksiane është dueli me Laçin në “Kukës Arena” më 17 maj, ora 15:30. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 33-të dhe Hallaçi duhet të zgjojë te lojtarët atë “luanin” e fortë që t’u japë një “shtysë” drejt sprintit final për qëndrimin në Superiore.

Në Kukës janë optimist, por situata është ndryshe. Kukësi duhet të reagojë që ndaj kurbinasve, në të kundërt do të ketë pasoja në skuadër. Tashmë mbijetesa është në “fije të perit” dhe reagimi duhet të jetë sa më si shpejtë, pasi koha nuk premton.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga