Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore në këtë muaj. Më 22 mars do të sfidojnë Kilin dhe 2 ditë më vonë do të përballen me Suedinë. Takime këto që do t’i japin mundësinë Sylvinhos të shikojë gjendjen e lojtarëve dhe ti ‘testojë’ para Euro 2-24.
Pikërisht timonieri i kombëtares shqiptare ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp për të folur për lojtarët e grumbulkuar, risitë dhe mungesat në listën e kuqezinjve. Ndër të tjera ka theksuar se:
“Lënia jashtë e Dakut dhe Mujës? Arbër Hoxha? Është e vërtetë që ka shumë “dhimbje koke” për në trajner për sulmin. Është diçka që unë e kam marrë parasysh, me ne në miqësore janë shumë të rëndësishme. I kemi në konsideratë dhe ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë. Daku dhe Muja janë të rëndësishëm për ne dhe ne duhet të shikojmë se çfarë janë në gjendje lojtarët e rinjt. Kemi Manaj dhe Brojën që unë do të kem mundësinë t’i shikoj nga afër. Kemi dhe Hoxhën i cili luan në të majtë me këmbën e djathtë dhe pasi të na bashkohet do të shikoj se ku mund të japë maksimumin. Është një lojtar që ka teknikë.
Shumë mbrojtës dhe sulmues dhe pak mesfushorë, pse kjo zgjedhje? Çfarë prisni nga lojtarët në këto dy ndeshje? Unë jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës si në ofensivë si në prapavijë. Kemi mbyllur kualifikuest si një nga mbrojtjet më të mirë të turneut. Edhe sulmi dhe mesfusha kanë sakrifikuar për të mbrojtuar. Nuk ka të bëjë vetëm me ndjeshjen, por është një process që nis që në grumbullim dhe në vazhdimësi. Nuk i cilësoj ndeshjet si miqësore. Luajmë ndaj kundërshtarëve të fortë dhe Kili kanë lojtarë të rëndësishëm dhe interesante. Suedia e fortë në aspektin individual, me lojtarët që luajnë në skuadra të forta në Europë.
Këto dy miqësore të shuajnë dyshimet për ekipin final për në Euro 2024? Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për fazën finale të Euro 2024, por nuk është vendimtare. Ka një rrugëtim të çdo lojtari për të ardhur deri këtu. Të gjitha ekipet kanë marrë nga 25-26 lojtarë dhe ky është momenti të provojmë sa më shumë lojtarë.
Manaj për herë të parë dhe Broja, sa e vështirë të lini jashtë atë që iu solli në Europian? Sa i përket zgjedhjeve që stafi duhet të bëjë për Euro 2024 është një situatë delikate. Këto vuajtje do t’i lë për në maj dhe për momentin nuk e kam mendjen aty. Ne kemi përpara dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe ku duhet të vlerësojmë çdo futbollist dhe pasi të mbarojmë miqësoret do të ulem me stafin për të vendosur për çdo lojtar. Unë jam i pari që do të zbres nesër në fushë dhe duhet të jemi të përgatitur sa më mirë.
Sa do ndikojnë në dhomat e zhveshjes lënia jashtë e lojtarëve që ishin protagonistë në kualifikuese? Raporti që kanë lojtarët në dhomat e zhveshjes është shumë i mirë dhe nuk e kam merak. Nuk shqetësohem se si do të priten purrjet e reja, pasi të gjithë e dinë se në kombëtare kanë një derë të hapur. Kemi Hoxhën që prej 3 muajsh e shikojmë dhe kemi edhe plot lojtarët të tjerë që do të shikohen për të qenë në kombëtare.
Mungesat në mbrojtje? Në futboll ka 3 rezultate, por kur ne punojmë nuk bëjmë llogari për rezultatin. Ne shkojmë vetëm per të fituar dhe më kujtohet rasti me Poloninë, ku të gjithë më kërkonim 1 pikë. Sa i takon mungesave, Ajeti dhe Ismajli janë të dëmtuar dhe nuk mund të rrezikojmë. Kemi Kumbullën, Veselin dhe Mersinajn dhe sa i takon rezultatit futemi në fushë për t’i fituar të dyja ndeshjet.
Ndryshimi i modulit? Është momenti të provojmë në kombëtare. Nuk kemi shumë kohë në dispozicion për të eksperimentuar dhe në stërvitje do të shikojmë për ndryshime eventuale, se ku lojtarët ndihen më mirë, nuk mendoj për ndryshim moduli.
Rinovimi? Sa i takon kontratës e kam thënë edhe më parë se kam një raport shumë të mirë me Federatën dhe Dukën. Tani po mendojmë vetëm për Euro 2024 dhe në momentin e duhur do të flasim për kontratën.
Lojtarët që nuk luajnë më rregullisht, Bajrami, Seferi, Kumbulla apo Broja, ju shqetëson kjo situatë? Nuk mund të them që jo, por kështu është jeta e një futbollisti. Sa më shumë të luaj aq më mirë, por nuk i them lojtarëve të ndryshojnë apo jo skuadër. Sepse sa më shumë të luajë aq më mirë vjen në kombëtare. Por, nuk kam çfarë të bëj. Nuk them se nuk më shqetëson, më shqetëson.
Mungesa e minutave për portierët? Sigurisht nuk është në situatë e bukur, jam padiskuim i shqetësuar. Duhet një menaxhim i mirë. Edhe gjatë kualifikueseve kemi pasur lojtarë që u mungonin minuta dhe kanë dhënë maksimumin me kombëtaare. Kemi Berishën, Strakoshën dhe Kastratin që jam i bindur se do të japin më të mirën e tye.
Postimi i Dakut? Unë nuk e kam zakon të flas me lojtarët pas listës së publikuar. Kam 26 lojtarë për këto sfida dhe do merrem me ta. Jam unë që solla Dakun dhe e vlerësoj shumë, gjithashtu me Gjasulën dhe Mujën. Edhe këtë të fundit e kam sjellë unë, por kjo sdo të thotë që nuk janë në planet tona. Ka futbollistë që mërziten që nuk janë pjesë e skuadrës dhe nuk mund të merrja 40 lojtarë, por ne do të ulemi në maj për të vendosur për listën e skuadrës për në Euro 2024".