Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Historia e EGNATIAS  shkruhet me “shkronja të arta”, rrogozhinasit hedhin në “kosh” rekordet e vjetra (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Historia e EGNATIAS  shkruhet me “shkronja të arta”,

Egnatia është skuadra që ka surprizuar çdo tifoz në këtë sezon. Rrogozhinasit mundën të siguronin qëndrimin në Superiore sezonin e kaluar vetëm në ndeshjen “Play-Off”, ndërsa këtë sezon ndodhet pas dy ekipeve të kryeqytetit.

Në Rrogozhinë ka nisur të shkruhet historia e këtij klubi, teksa emri do të gdhendet me “gërma të arta”. Ky është viti i tretë i tyre që garojnë në Elitë. Debutimin e kanë bërë në sezonin 2004-2005, ku pas 28 javësh arritën të grumbullonin 22 pikë. Në po kaq ndeshje zesonin e kaluar grumbulluan 31 pikë, ndërsa këtë vit kanë plot 10 pikë më tepër.

Jo vetëm pikët e grumbulluara, por edhe për fitoret dhe golat e shënuar duket se rrogozhinasit kanë përmirësuar ndjeshëm. Në sezonin 2004-2005 morën 6 fitore ku shënuan 19 gola, sezonin e kaluar 7 dhe gjetën rrugën e rrjetës 25 raste, kurse në këtë aktualin plot 11-të 3 pikësha dhe 35 rrjeta të tundura.

Statistika këto që tregojnë se Egnatia mund të bëjë gjëra të mëdha. si për t’i shtuar edhe dozën e “entuziazmit” është edhe Conference League. Rrogozhinasit janë 1 hap larg kualifikimit në Europë për herë të parë në historinë e klubit. Kujtojmë se djemtë e Edlir Tetovës bënë arritje historikë edhe në Kupën e Shqipërisë, ku tashmë janë kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij turneu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga