
Erzeni do të sfidojë ditën e nesërme skuadrën e Kastriotit, me sfidën që do të luhet në Kamëz në orën 13:00. Një sfidë shumë e rëndësishme për shijakasit që për shkak të paraqitjeve që kanë bërë është cilësuar si “Hirushja” e kampionatit.
Por jo çdo gjë shkon siç duhet për “Hirushen”, pasi për duelin me krutanët është në “hall” sa i takon gjendjes së 3 lojtarëve. Nehar Sadiki,Xhelil Asani dhe Florijan Kadriu kanë shfaqur probleme fizik në ditët e fundit.
Dy të fundit nuk luajtën as në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, pasi probelemet fizike ua bënë të pamundur. Xhevahir Kapllani tashmë duhet të mendojë për një “plan B”. Me shumë gjasa lojtarët nuk do të mund të jenë të gatshëm për ditën e nesërme edhe pse mjekëët po bëjnë maksimumin e tyre.