Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zv.Trajneri i Laçit, Klevis Hima: Teutës ia kemi marrë dorën, Shkurtaj dhe Guindo më të mirët në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Zv.Trajneri i Laçit, Klevis Hima: Teutës ia kemi marrë

Fitore shumë e rëndësishme e Laçit përballë Teutës teksa e mposhti në transfertë me përmbysje 1-2. 3 pikë të arta që e vendosin në një pozitë të qetë për garën e mbijetesës. Pas ndeshjes, zv.trajneri Klevis Hima dha intervistën e tij për Oversport ku u shpreh kështu:

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar nga të dy ekipet për pozitat që jemi. Bëmë shumë gabime, nuk e nisëm mirë por kishim besim për 3 pikë. Teuta është fatsjellëse ndaj nesh, i kemi marrë dorën. 4 fitore nga 4, çunat kishin besim edhe kur pësuam gol.

Kemi Shkurtajn dhe Guindon, 2 sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Luajmë 4-3-3 dhe njëri nga këta digjet. Është shumë e vështirë për ne. Kur ishim në disavantazh i futëm të dy sepse s’kishim çfarë humbisnim. Për mua jo çdo ndeshje duhet të futemi o fitore o ska. Kemi humbur pikë në ndeshje të ndryshme që me mentalitetin e duhur mund të ishte ndryshe tani.

Pësojmë gola të lehtë nga java në javë mundohemi t’i përmirësojmë por ndonjëherë mundohesh dhe e pëson sërish por ne nuk do pushojmë në këtë aspekt. Jemi në një gjendje jo të mirë, jo aty ku i takon Laçit. Kemi grup lojtarësh shumë të mirë. Tani shpresojmë për fitore të tjera e të kalojmë këto ujëra të turbullta për të parë më lart.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga