
Një tifoz 64-vjeçar i Irlandës së Veriut ka ndërruar jetë sot, si shkak i një infarkti kardiak në stadiumin e Lyonit. Megjithëse ndihma mjekësore për tifozin nuk mungoi, ai nuk mundi t'i mbijetonte sulmit në zemër. Nuk bëhet i ditur emri i viktimës, por thuhet se ai po festonte fitoren e skuadrës së tij në momentin që u nda nga jeta. Tre ditë më parë, një irlandez humbi jetën po në stadium, ku ra prej shkallëve të stadiumit, pasi ishte në gjendje të dehur.
Poll