
Renato Arapi ka folur pas fitores së Teutës kundër Kukësit, teksa ishte ai që i dha triumfin durrsakëve pasi vulosi rezultatin në 2-1. Qendërmbrojtësi i njohur ka treguar fillimisht objektivin primar të ekipit dhe më pas ka analizuar kundërshtarët.
"Ekipi për këtë gjë është krijuar për të qenë në Europë. Se çfarë do ndodhë rrugës ta shohim.Fitoren e menduam me Kukësin. Kishim shumë besim, madje edhe në fund të pjesës së parë, besuam se do përmbysnim dhe falë këtij besimi ia dolëm. Shkëmbi përpiqet të implementojë mentalitetin e tij me lojën poshtë, në mënyrë graduale.
Gjithsesi jo të ngadaltë. Nuk pëlqen topat e gjatë, kurrsesi. Na dha shumë besim në dhomat e zhveshjes, na inkurajoi që po luanim shumë mirë dhe mund t'ia dilnim. Është e vërtete që rivalet tanë humbën një penallti në fund, por ama na u mohua edhe neve një penallti në pjesën e parë", ka deklaruar ai në emisionin "Kampionët", në Vizion Plus.