Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Henry i druhet një finaleje të shëmtuar, shkak Portugalia

Shkruar nga NEWSPORT
Henry i druhet një finaleje të shëmtuar, shkak Portugalia

Sot mbyllet Aventura njëmujore e Europianit, gjithçka merr fund pas ndeshjes së sotme që fillon nga ora 21:00. Portugalia apo Franca, kush do ti gëzohet ngritjes së Kupës? Kjo është diçka që vetëm fusha e lojës do ta tregojë saktësisht.

Ish lojtari i Arsenalit dhe kombëtares franceze Thierry Henry, duke folue për sfidën është shprehur se i druhet një loje të shëmtuar nga ana e portugezëve. Ai iu referua edhe ndeshjeve të tjera që Portugalia edhe pse ka luajtur keq, ka arritur të kalojë në finale.

‘’Portugalia mund të bëjë një lojë të shëmtuar. Ata e dinë shumë mirë si ta bëjnë këtë. Në ndeshjen me Uellsin, skuadra uellsiane luajti mjaft mirë, duke e lënë Ronaldon pothuajse në hije. Mirëpo ai arriti të gjente golin atëherë kur askush nuk e priste. Ronaldo mund të qëndrojë në hije, mund të mos jetë shumë kërcënues në disa rastë të ndeshjes, por ai ama di si të shënojë’’, është shprehur Henry.

Henry ka folur po ashtu me superlativa edhe për lojtarët e Francës së tij, duke shpresuar se ata do të bëjnë më të mirën në fushën e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga