
Kukësi nuk po gjen qetësi me kontratat e lojtarëve këto kohë. Pas dënimit nga UEFA për çështjen e mbrojtësit kroat në sezonin 2017-18 dhe bllokimit të merkatos (çështja në CAS), verilindorët hasën paqartësi me kalimin e Valon Et'hemit në Poloni, pasi pretendojnë të mbajnë lojtarin edhe në ndeshjet Champions.
Një tjetër telash ka dalë në dritë këto kohë. Sipas shtypit të shkruar është Vesel Limaj që ka paraqitur një ankesë pranë FSHF-së, duke kërkuar më shumë detaje nga kontrata me Kukësin, pasi këta të fundit nuk I vënë në dispozicion kontratën e punës të firmosur në janar 2020 ku parashihet një klauzolë dhe disa mijë euro plus, shumë kjo që nuk ka kaluar në llogarinë e lojtarit. Përë këtë gjë fantazisti ka bërë ankesë në FSHF dhe kërkon zgjidhje, për të mos ndjekur hapat ligjorë.