Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

HALLAÇI ul LAMÇEN në stol, COLELLA i beson nga minuta e parë PREKËS (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
HALLAÇI ul LAMÇEN në stol, COLELLA i beson nga minuta e

Kukësi pret Partizanin në “Kukës Arena” ditën e sotme duke nisur që nga ora 13:00. Një takim që është i vlefshëm për javën e 23-të të Abissnet Superiore. Përballje që luhet për objetiva të kundërta. Demat synojnë 3 pikët për titullin kampion dhe nga ana tjetër si asnjëherë më parë verilindorët kërkojnë fitoren për të siguruar mbijetesën.

Rrahman Hallaci do të bëjë në këtë duel pa qendërmbrojtësin titullar. Ilieski nuk ka mundur të rikuperohet në kohë nga dëmtimi që ka marrë në brinjë. Gjithashtu është i gatshëm sulmuesi Oëuso, i cili pritet ta nisë nga stoli.

Te Partizani situatat është pak më e “zymtë”. 5 mungesa do të ketë Giovanni Colella ndaj verilindorëve. Hadroj dhe Sota janë të pezulluar për shkak kartonësh. Buxhelaj, Shahaj dhe Bilali kanë probleme fizike dhe nuk do të jenë të gatshëm ditën e sotme.

Formacionet zyrtare:

Kukesi (4-2-3-1): Tafas; Dragoshi, Bytyci, Ebert, Ndreca; Abdu, Delimidac; Basa Gj.Taipi, Peposhi; Barbosa. Trajner: Rrahman Hallaçi

Partizani (3-4-1-2): Rexhepi; Preka, Telushi, Menich; Zuna, Matondo, Rrapaj, Atanaskoski; Hoti; Cara, Mba. Trajner: Giovanni Colella.

 

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga