
Një duel mbijetesë do të luhet në “Kukës Arena”. Kukësi dhe Teuta do të përplasin “brirët” për 3 pikët e javës së 31-të të kampionëti të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për mbijetesën në Superiore sezonin e ardhshëm.
Rraman Hallaçi në këtë sfidë bën llogaritë pa Lamçen, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit, ndërsa nga krhau tjetër Edi Martini do t ëketë mungesë të madhe Lorenc Vilën. Gjithashtu te durrsakët mungon edhe Gjinollari. Të dy lojtarët për shkak kartonës.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Momoh, Sh.Taipi. Basha, Gj.Taipi, Oëusu, Rashiti. Trajner: Rraman Hallaçi
Teuta: Qirku, Marku, Jazxhi, Qaqqi (Goxha), Kuro (Kotobelli), Beqja, E.Vila, Kallaku, Gruda, Cyrbja, Daci. Trajner: Edi Martini