
Kukësi përballet me Teutën në javën e 13-të të “Abissnet Superiore” në “Kukës Arena”. Një sfidë mjaft e rëndësishme për verilindorët të cilët do të synojnë të fitorjnë të 3 takimet e radhës për të shkelmuar edhe krizën.
Drejtori i Kukësit, Naim Halili për “Oversport” në prag të kësaj sfide ka theksuar se faza përghatitore i ka shërbyer stsfit për të rikuperuar lojtarët.
“Ekipi ka bërë një fazë përgatitore të mirë, pasi stafi teknik pretendonte që kishim mungesa në përgatitjen fizike dhe kjo fazë na ka shërbyer.
Largimet? Moraes e ka prishur me marrëveshje kontratën, ndërsa Zivkovic ka sjellë një letër në klub pasi pretendonte se ishte i papaguar. Ne duke parë që nuk ishte në planet e ekipit që në fillim (me Gegën), respektuam kontratën dhe ia dhamë edhe njëherë mundësinë me trajnerin e ri. Pasi morëm konfirmimin nga stafi se ky lojtar nuk i shërben klubit vendosëm që të ndërpresim kontratën me lojtarin.
Halimi? Na mbeti në verë pa federuar për 30 minuta. Tani që na u dha mundësia që të federonim portierin arritëm që të firmosnim, pasi për fat të keq Tafas u dëmtua.
Dhurata të tjera? Në të gjitha repartet do të futemi në merkato. Besoj që dy tre lojtarë do ti afrojmë në merkato”, ka tdeklaruar Halili.