Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Hadroj, Matondo dhe Da Silva trembin Partizanin para Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Hadroj, Matondo dhe Da Silva trembin Partizanin para Tiranës

Andi Hadroj, Masanga Matondo dhe Da Silva kanë shqetësuar trajnerin Giovanni Colella para derbit me Tiranën. Të kuqtë po stërviten intensivisht para këtij takimi mjaft vendimtar për sezonin futbollistik.

Masanga Matondo është detyruar të ndërpresë stërvitjen për shkak të një goditje gjatë një dyluftimi me shokët e skuadrës. Ndërsa Hadroj me Da Silvën kanë ndjerë lodhje muskulore. Kjo ka bërë që pjesëtarët e stafit teknik bashkë me mjekët e ekipit të vendosin që të dy lojtarët të zhvillojnë stërvitje të diferencuar.

Në kampin e kuq nuk shqetësohen pasi janë të bindur që të 3 futbollistët do të jenë gati për përballjen e së mërkurës. Si mbrojtësi i linjës, mesfushori dhe sulmuesi brazilian, të 3 janë pikë referimi për trajnerin Giovanni Colella.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga