Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gvozdenovic “ringjall” Skënderbeun, korçarët me hapa “Superioreje”. Ndaj Dinamos testi i së vërtetës

Shkruar nga NEWSPORT
Gvozdenovic “ringjall” Skënderbeun, korçarët me

Skënderbeu e nisi sezonin me objektiva të qarta. Ringritja në elitën e futbollist shqiptar ishe synimi i paluajtshëm i drejtuesve mirëpo fillimi i kampionatit nuk ishte rezultativ me skuadrën që nuk po merte rezultatet e duhura. Pauza e Botërorit i gjeti korcarët larg vendit të parë dhe kjo bëri që drejtuesit të ndryshonin trajner. Migen Memelli do të shkarkohej për t’i bërë vend Ivan Gvozdenovic.

Me ardhjen e teknikut në krye të pankinës, kemi parë një Skënderbe me fytyrë tjetër. Në pesë ndeshjet ku Gvozdenovic është në stol, ekipi ka marrë plot 13 pikë nga 15 të mundshme dhe duke u katapultuar shpejt në vendin e dytë pas Dinamos.

Ndeshja e ardhshme është pikërisht ndaj Bluve ku skuadrat do të masin forcat me njëra-tjetrën të hënën në Selman Stërmasi në orën 13:00. Një fitore do të hidhte kandidaturën legjitime për titullin kampion ndërsa humbja mund të shuante zjarrin teksa Dinamo do të shkonte 7 pikë larg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga